Një kohë për të filluar nga e para, për të rifituar besimin me shokët e skuadrës. Një goditje në portë, një asist për Leao, por gjithsesi pak lëvizje pa top. Normale për dikë që ka qenë larg fushave për gati dy muaj. Aktivizimi si titullar i Zlatan Ibrahimovic, pas 51 ditësh nga hera e fundit, është midis dritave dhe hijeve (ai kishte luajtur tashmë të shtunën e kaluar, në ndeshjen kundër “granatave” në kampionat).

Kuqezinjtë kanë treguar edhe pa Ibrahimovic se kanë vlera për të luajtur me këdo, por karizma (dhe golat) e Ibrahimovic janë të njohura për të gjithë, me siguri do të jenë themelore për vazhdimin e sezonit.

Ndërkohë, Ibra ka marrë përsëri në zotërim fanellën titullare dhe nuk dëshiron të ndalet. Një rikthim i rëndësishëm për ekipin kuqezi. Pas ndeshjes, Tonali i tha “Rai Sport”: “Kthimi i Ibrës është i rëndësishëm, kjo na jep siguri. Ne jemi në krah të tij dhe ai në tonën”.