Monika Lubonja është një nga personazhet më të komentuara në publik, teksa së fundmi ka qenë në qendër të portaleve për shkak të ngacmimeve me aktoren Arjola Demiri.

Mesa duket artistja e njohur shqiptare pëlqen të komentohet dhe po shijon kulmin e saj në media. Monika ishte një nga banoret e edicionit të parë të Big Brother VIP, ku krijoi shumë miqësi, por pati edhe debate të shumta.

Një ndër personat me të cilën ajo vazhdon të ruajë miqësinë është këngëtarja e njohur Fifi.

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ato janë takuar disa herë së bashku, duke ndarë për ndjekësit copëza nga miqësia e tyre.

Mirëpo Fifi ende i ‘detyrohet’ Monikës diçka: të flenë një natë bashkë. Edhe pse ajo i kishte premtuar, ende nuk është realizuar e për shkak të kësaj, Monika vijon të këmbëngulë.

Kësisoj, në një bisedë mes tyre në Instagram, Monika e ka pyetur sërish këngëtaren se kur do të flenë bashkë.

Kjo pyetje mesa duket është e përmuajshme për Fifin, e cila shkruan se edhe pse ky mesazh i shkon çdo muaj, ende nuk kanë fjetur bashkë. Por në përgjigjen e saj, këngëtarja i shkruan Monikës se po pret aktoren.

Më poshtë edhe biseda mes dy artisteve shqiptare: