I nxehti afrikan që ka përfshirë vendit do të jetë prezent deri në fund të korrikut. Lajmin e bën të ditur meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb.

Shqipëria, sipas tij, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius.

Më të freskëta pritet që të jenë zonat bregdetare por edhe juglindja e vendit ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se të mërkurën mund të kemi një rënie temperaturash me 1 ose dy gradë. Por a është ky korrik më i nxehtë se ai që kaluam një vit më parë?

Sipas Osmanit, korriku i këtij viti është më i pranueshëm se një vit më parë. Kjo pasi verën e 2021 patën edhe vlera temperaturash deri në 43 gradë Celsius. Por ajo që është tipike për këtë verë është fakti që valët e të nxehtit kanë qëndruar për mbi 10 ditë.

“Presim që edhe minimaliet të ketë rritje mjaft të ndjeshme, gati në 19 gradë në zonat malore dhe në ultësira në 23 gradë”, u shpreh Osmani.