Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito duket se po e shijojnë së tepërmi lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP. Tashmë çifti kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

Sakaq, në një bisedë të bërë ditën e sotme me Valbonën dhe Armaldon, çifti ka folur edhe për dasmën, teksa Luizi ka deklaruar se nuk do të bëjnë fejesën. Ndërkaq, Kiara ka shfaqur dëshirën që dasma të bëhet në shtator.

Valbona: Kemi dhe dasmën e Luizit.

Luizi: Jo se kena këtë verë.

Valbona: Po fejesa do bëhet.

Luizi: Po jo moj se s’bëjmë fejesë.

Valbona: Po punë e madhe. Po ik o Lui ik.

Armaldo: Po dasma bëhet edhe në dimër.

Luizi: Jo jo në dimër.

Kiara: Dasma bëhet në shtator.

Luizi: Në dimër bëhen dasma vetëm kur është nusja shtatzënë