“Pentagoni” është selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, një nga institucionet më të mëdha qeveritare në vend. Ajo u përurua më 15 janar 1943 dhe në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore u bë qendra nervore e inteligjencës dhe operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara, e cila në mes të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik ndikoi dhe mori pjesë në zonat e krizës..

Pentagoni vuri në lëvizje një sistem të tërë kërkimi dhe zhvillimi të dedikuar për të konkurruar me bllokun sovjetik në fushat ushtarake dhe teknologjike, duke përfshirë bërthamën, hapësirën dhe madje edhe sportet.

Në këtë periudhë, vëmendja ndaj pentagonit nga Rusia, dhe më gjerë, ishte padyshim e pashmangshme, aq sa mitet dhe legjendat për ndërtesën filluan të përhapen, nga eksperimentimi i armëve futuriste te teknologjitë aliene dhe takimet super sekrete.

Më e popullarizuara nga të gjitha ishte besimi se shtëpia e vogël që mund të shihej nga imazhet satelitore në qendër të Pentagonit ishte në fakt një dhomë për takimet më sekrete.

Në fund të fundit, cili vend më i sigurt se qendra e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes? Historia mund të kishte kuptim, veçanërisht pasi imazhet satelitore tregonin se disa punonjës shkonin në objekt disa herë në ditë.

Fatkeqësisht për teoritë e bukura, ajo shtëpi e vogël nuk ishte asgjë nga këto. Në qendër të pentagonit ndodhet një “park” i vogël, me pemë, stola dhe asgjë më shumë se një kioskë e thjeshtë për Hot Dogs.