Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpërndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një foto nga dasma që u mbajt mbrëmjen e djeshme, mes djalit të tij Shkëlzen Berisha dhe blogeres Armina Mevlani.

Në foto shihet çifti i ri së bashku me ish-kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Në diciturën e fotos, Sali Berisha uron Shkëlzenin dhe Arminën për kurorëzimin e dashurisë dhe miqësisë së tyre.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkroi Sali Berisha.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmjen e djeshme me martesë lidhjen e tyre 10 vjecare, duke zhvilluar një dasmë gala.