Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të preferuar dhe më të suksesshëm në Shqipëri.

Ai ishte i ftuar së fundmi në programin ‘Më lër të flas’, nga Romeo dhe Donald Veshaj në Top Channel, ku ka rrëfyer shumëçka rreth jetës së tij, fillimeve të karrierës si edhe sukseseve të tij.

Në një nga rubrikat e emisionit, ku përgjigjet e tij duhet të ishin të shkurtra, me pyetjet e bëra nga dy vëllezërit, ai ka zbuluar për herë të parë se kush mes tij dhe Miriam Canit çon më shumë lekë në shtëpi.

Këngëtari u përgjigj se nuk e di përgjigjen e saktë, pasi nuk e kanë matur ndonjëherë.

‘Nuk e kemi matur, sinqerisht, por të dy jemi afër’ – tha Albani, i cili i ngacmuar nga Romeo nëse bëjnë ndonjë konkurs mes njëri-tjetrit për të ditur se kush çon më shumë para në shtëpi, këngëtari u përgjigj me shaka: E bëjmë çdo 10 vjet atë.