Gjithmonë pyesni veten ose të tjerët se cili qumësht është më i shëndetshëm, ai i lopës apo ai i dhisë. Edhe pse janë shumë të ngjashëm, qumështi i lopës dhe i dhisë janë shumë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë shumë ndryshe në shëndetin tuaj.

Sa i përket strukturës, qumështi i dhisë është i homogjenizuar në mënyrë natyrale, me rruazat e yndyrës që mbeten të pezulluara në qumësht, ndërsa te qumështi i lopës, këto rruaza kanë tendencën të jenë më të mëdha dhe të rriten në sipërfaqe të qumështit.

Kini parasysh se shumë prej njerëzve që konsumojnë qumështin e lopës mund t’iu shfaqet alergji ndërsa teksa pinë qumështin e dhisë, mund të mos e kenë këtë problem. Sipas portalit AskDrSearfs.com, kjo mund të vijë për për shkak të faktit se qumështi i dhisë përmban sasi të vogla të alfa S1, një proteinë alergjike të cilën qumështi i lopës e ka në sasi të lartë.

Qumështi i dhisë gjithashtu përmban më pak laktozë sesa qumështi i lopës dhe kjo mund të jetë një alternativë për ju nëse jeni intolerant ndaj kësaj materie. Kalciumi dhe proteinat –  Sipas AskDrSears.com, qumështi i lopës përmban afërsisht 13 për qind më pak kalcium sesa qumështi i dhisë.

Gjithashtu kur të konsumoni qumështin e lopës, ju konsumoni proteina të cilat janë vështirë për tu tretur, ndërsa qumështi i dhisë këto proteina i ka të buta dhe lehtë për tu tretur.

Acidi folik – Qumështi i lopës përmban 10 për qind më shumë acid folik sesa ai i dhisë, dhe nëse vendosni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht dhie, atëherë duhet të plotësoni këtë acid të rëndësishëm për organizmin.