Me këngën “Xheloz” te Elvana Gjatës, Anita Haradinaj kërceu në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan. I pari që e mori fjalën nga juria për të shprehur mendimin e tij, ishte sigurisht një nga miqtë më të afërt të Elvanës, Ermal Mamaqi.

Nisur nga kënga, edhe moderatorja Alket Vejsiu e “ngacmoi” Anitën, për të na zbuluar se cili në marrëdhënien e saj me partnerin është pak më shumë xheloz.

Ermal Mamaqi: Ishte 16-18 vjeç, lozonjare, e qeshur, por nuk e di kjo kënga…  pastaj do ta them votimin se çfarë kam për këtë këngën.

Anita Haradinaj: Ermal, që ta dish ti, motoja e jetës time me gjithë ato që përballojmë gjatë ditës, sa herë zgjohem është: Vdeksha unë për veten time.

Alketa Vejsiu: Kush është më xheloz, ti apo ai?

Anita Haradinaj: Po të ishte ai xheloz unë nuk do isha këtu. Po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancën vetë pastaj.

“Jemi që të dy fansa të Elvanës, 9 pikë”, i tha Mamaqi, i cili e vlerësoi Anitën më shumë se Klaudia dhe Iliri, të cilët i dhanë 7.