Manchester City dhe Haaland zbaviten! Me sakte, gjiganti norvegjez duket se pasi ka ndezur motoret, tani nuk ndalet me… 9 gola ne 5 ndeshje per te ne Premier League, aty ku skeptiket thonin se nuk do te ishte si Bundesliga…

Manchester City një “rul” që shtyp lehtësisht kundërshtarët që ka përballë. Sigurisht që me “bishën” Haaland në formacion, gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Premier League-s.

VIDEO E GOLAVE

Gjiganti norvegjez realizoi tre gola brenda pjesës së parë në portën e Nottingham Forest (rezultati i përgjithshëm 6-0) në minutat 12’ (i asistuar nga Foden), 23’ dhe 28’ (i asistuar nga Stones), duke e mbyllur praktikisht ndeshjen pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ish-sulmuesi i Dortmundin shkon në kuotën e 9 golave në Premier League vetëm në 5 ndeshje, çka do të thotë se vështirë se do të ketë rivalë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier. Gjatë pjesës së dytë Cityzens realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Cancelo dhe Alvarez dy herë për rezultatin përfundimtar 6-0.

Vjen fitorja e pestë radhazi për Arsenalin, që vazhdon të kryesojë me pikë të plota këtë sezon në Premier League. “Topçinjë” mposhtën 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard në një sfidë që ishte e hapur deri në sekondat e fundit.

VIDEO E GOLIT

Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në favor të vendasve në minutën e 30-të, por miqtë nga Birminghami barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores i shërbyer nga Saka.