Vera është një stinë e preferuar nga shumë persona, jo vetëm për plazhin dhe pushimet, por edhe për ushqimet e freskëta që konsumohen. Frutat konsumohen shumë nga të gjithë në këtë periudhë, kryesisht gjatë kohës që bëjnë plazh. Por a e dini se cili frut ka më pak kalori?

Nga ajo që thonë ekspertët, figuron që fruti që ka më pak kalori është pjeshka. Po po, fruti i pjeshkës. Ky frut njihet për vlerat e larta ushqyese që ka. Pjeshka është e pasur me vitaminë C dhe me disa antioksidantë të tjerë që na ndihmojnë të mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës, goditjeve në tru dhe kanceri.

Pjeshka nuk ka sasi të lartë yndyre dhe pa natrium dhe kolesterol, ndërsa ka një përmbajtje të lartë kaliumi dhe fibrash të tretshme e të patretshme. Ky frut na ndihmon në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e zorrëve.

Fruti veror ndikon pozitivisht edhe në lëkurë dhe na ndihmon të parandalojmë dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet.

Pra, jo vetëm e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme. Konsumoni sa më shumë pjeshkë!