Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj. është shumë e përfolur në mediat rozë. Çdo postim i saj kthehet menjëherë në lajm për mediat e showbizz.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi, pasi Trixa ka dhënë një mesazh përmes një postimi në “Insta Story”, në të cilin ka shkruar: “Kur u uroni të mirën të tjerëve, e mira u kthehet mbrapa juve, ky është ligji i natyrës”.

Duhet theksuar që prej disa javësh në rrjet po qarkullonte lajmi se Beatrix Ramosaj do të bëhet pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance with me”, por që ajo vetë e mohoi duke hedhur poshtë zërat.

Duket se Beatrix për momentin është e fokusuar në karrierën e saj muzikore dhe pritet publikimi i disa projekteve të reja të saj.