Siç mund ta shihni në pamje, duket se pajisjet i lejojnë përdoruesit të rregullojnë lartësinë e figurave individuale, që do të thotë se mund të përgatiteni për kundërshtarët e ardhshëm bazuar në madhësinë e tyre.

Kështu, për shembull, përpara një përplasjeje kundër Barcelonës, lojtarët e “Los Blancos” mund të praktikojnë gjuajtjen mbi një manekin që i ngjan lartësisë së Jules Kounde ose Andreas Christensen.

Gjithsej janë gjashtë manekine me përmasa reale, por ju mund t’i modifikoni në çdo kohë. Luka Modric arriti ta mposhtë portierin madrilen me një mur me pesë ‘robotë’ përpara, ndërsa Toni Kroos e gjeti rrjetën me lehtësi.

Real Madridi e di mirë se çfarë do të thotë kjo metodologji stërvitjeje; çdo detaj i vogël ka rëndësi, veçanërisht kur mbron kurorën e Ligës së Kampionëve në muajt e ardhshëm.

Ja si reaguan mediat sociale ndaj teknologjisë së re: “Pajisjet e stërvitjes së futbollit kanë bërë një rrugë të gjatë nga disa konikë dhe shkallë. Teknologji e pabesueshme, që përdoret nga Real Madridi”; “Muri i robotit. Tani ata po mbrojnë goditjet e lira”; “Njerëzit nuk e kuptojnë se kjo po funksionon? Jam i sigurt se shënuam vetëm dy gola nag goditjet e lira sezonin e kaluar; tani kemi shënuar dy gola në katër ndeshje”.

Real Madridi sigurisht që po shkon përtej të gjithëve kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë stërvitore. Në fillim të kësaj jave, kampionët e La Liga-s shpërndanë pamje të pabesueshme me dron të pamjes së re të “Bernabeu”, si dhe funksionin e tij për heqjen e fushës në nivelin e tokës.

Seksionet e barit janë të mbushura me ventilim, ajër të kondicionuar, një sistem vaditjeje, vendkalime anësore të mirëmbajtjes, ndriçim LED, kamera kontrolli dhe terapi me dritë ultravjollcë për të siguruar që fusha të jetë gjithmonë në gjendje të mirë.

Klubi spanjoll do të përmirësojë gjithashtu mikpritjen e tij me pesë restorante të reja të vendosura rreth seksionit të sipërm të stadiumit, me një bar “qiellor” dhe qendër tregtare.

Ri-dizajni sigurisht që nuk do të jetë i lirë, duke arritur në 700 milionë £, por mund të jetë revolucionar për sa i përket gjenerimit të të ardhurave për klubin, që ecën vetëm përpara.