Sot në familjen e tyre ka festë, sepse është një ditë mjaft e veçantë. Mami i Krid dhe gjysma më e mirë e Elgit Dodës ka sot ditëlindjen. Klea Huta, moderatorja dhe këngëtarja e dashur për publikun shqiptar që ka “vjedhur” zemrat e mijëra fansave feston ditëlindjen e 29-të.

Vetë Elgiti në këtë ditë të veçantë s’kishte se si të mos zgjidhte fjalët më të bukura për t’ia thënë mamasë së djalit të tij.

Këngëtari ka postuar një foto të familjes, ku në mes është bekimi i tyre Krid.

Në urimin e tij, ai përkëdhel me fjalë të ëmbla Klean, duke i shprehur dashurinë edhe në emër të djalit të tyre.

Gezuar Ditelindjen Mama @kleahuta. Un dhe @kriddoda te duam shume – shkruan urimin e tij Elgiti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giti (@elgitdoda)