Marash Kumbulla ka mbyllur zyrtarisht sezonin me një mesazh në Instagram.

“Pas dy testeve të rëndësishme me kombëtaren time, sezoni im ka mbaruar. Ka qenë një sezon emocionues për mua: debutimi me fanellën e Roma-s në kompeticionet europiane, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serinë A, rritja ime me Shqipërinë, me të cilën ëndërroj të arrij objektiva të rëndësishëm”, ka shkruar Kumbulla.

“Ka patur shumë gjëra pozitive që i marr me vete. Ato negativet më kanë shërbyer për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe dua ta vazhdoj të rritem. Pres me padurim të nis sezonin e ardhshëm dhe shpresoj të takohem më në fund me tifozët në Olimpico. Faleminderit”.