Për të gjitha amvisat në shtëpi, por edhe për ata që në kohë të lirë preferojnë të gatuajnë perime ose të konsumojnë fruta, besojmë se e keni vënë se se pasi t’i prisni ato në madhësitë e copave që ju dëshironi, ato do të marrin ngjyrën kafe. Kjo në fakt është shumë e bezdisshmë, e sidomos për ata që duan të gatuajnë sa më shpejt gjellën pasi e kanë kohën e limituar.

Por, nëse nuk e dini, ekziston një truk i thjeshtë për t’i mbajtur frutat dhe perimet gjithnjë të freskëta dhe të panxira, madje jo vetëm për disa minuta, por për një ditë të tërë. E për këtë ju nevojitet veç pak mjaltë dhe ujë. Duke i lënë perimet e prera dhe frutat e prera në ujë me mjaltë për 30 sekonda, kjo do t’i pengojë ato të marrin ngjyrë kafe, duke rezistuar deri në 24 orë.

Ky truk kaq i thjeshtë ekziston më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, që është një përbërës që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta. Juve ju duhet të merrni veç dy lugë mjaltë dhe një gotë ujë. Ajo që ju duhet të bëni është të shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe ta trazoni derisa të shkrihet plotësisht.

Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në moment që do t’i përdorni. Nëse mjalti nuk është në shijen tuaj, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera. Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.