Epo që do të vinte edhe ky moment, askush nuk e kishte menduar. Edhe pse po përflitet prej kohësh për një ribashkim të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, ende asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja.
Ata janë fotografuar disa herë së bashku, mirëpo askush prej tyre nuk ka thënë asgjë rreth marrëdhënies së tyre.
Por një veprim i fundit i moderatores duket sikur i vë përfundimisht vulën ribashkimit me aktorin e njohur.
Ndoshta pa dashje, por Bora Zemani ka vendosur te videot e saj të preferuara në TikTok një moment të Donaldit dhe Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother. Ky moment është kapur nga personi që ka shpërndarë videon, duke e bërë menjëherë publike këtë veprim të saj.
Nëse mes Borës dhe Donaldit nuk do të kishte më asgjë dhe çdo gjë do të kishte përfunduar, atëherë moderatorja nuk kishte se pse e bënte këtë gjë.
Mund të jetë një formë ‘presioni’ që Bora kërkon të ushtrojë ndaj aktorit, për marrëdhënien që krijoi Donaldi me Beatrixën në Big Brother.
Mesa duket ajo ende nuk ia ka falur Donaldit këtë ‘tradhëti’, por që ky veprim konfirmon që mes çiftit ekziston komunikimi, kjo nuk do më diskutim.
@__wickedgame ⚠️⚠️@Donald Veshaj