Luçiana Feneraj, një nënë e re, ka lënë cigaren kur mesoi se ishte shtatzënë dhe për një vit, ka kursyer plot 1 milion lekë. Mund të duket një histori e pabesueshme, por është e vërtetë…

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo bashkë me vajzën 4 muajshe, Luara, ka treguar se e mori këtë vendim per vajzen e saj, dhe se me paratë e mbledhura, do të shkojnë për pushime në jug të Shqipërisë.

“Në fillim mora vesh që isha shtatzënë dhe ndërpreva cigaren që kisha 5 vjet që e pija. Në fakt ne kishim 10 vitesh lidhje që e prisnim dhe për shëndetin e fëmijës bën gjithçka.

Unë nuk e kisha menduar këtë sepse nuk më bezdiste fakti për 300 leke të reja në ditë, por në fund kur i mbledh dalin shumë. Gjithashtu, kam shtuar edhe ndonjëherë lekë nga xhepi.

Vetëm unë, jo bashkëshorti, i bëj thirrje atij të lërë cigaren që të na paguaj vitin tjetër pushimet në Turqi, jo në Shqipëri. Këtë herë kemi zgjedhur Jugun dhe do shkojmë me lekët që kemi mbledhur.

I kam nisur më herët pushimet e para në mal se vajza është e vogël. Më shumë për ajërin e pastër, larg smogut të Tiranës”, u shpreh Luçiana.