Mimoza Boça është mjekja shqiptare që i është përkushtuar bujqësisë. Ajo ka blerë 4 dynym tokë në Petrelë dhe ka kultivuar drithëra dhe perime.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Mimoza ka treguar se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e saj, të cilën e bëri realitet. Mjekja theksoi se produktet e sotme nuk janë si ato dikur dhe kjo e ka shtyrë edhe më shumë që t’i mbjellë vetë.

Dola në pension, edhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë një shtëpi e vogël me kopsht. E kam pasur ëndërr gjithë jetën.

Kam bërë një hartim kur kam qenë në gjimnaz dhe zysha e nxorri në tabelë të nderit se ju duk kryevepër. Një shtëpi të vogël në buzë të detit, aty kam prona shumë në buzë të detit, por nuk i marrim dot. Kështu që u detyrova dhe bleva.

Edhe është një fakt që produktet sot nuk janë normale. Unë nuk ha dot bukën se nuk më shijen që ka pasur. Unë si nostalgjike, dua ato që kam jetuar një herë në një kohë. Edhe thash të fillojë të mbjellë vetë, domate, kastraveca, speca, ça janë. Problem është buka, po ta lësh dy ditë në dollap, myket. Grup kishim atëherë, grurë kemi tani.

Misër kishim atëherë, mish kemi tani. Myku që del, është myk jeshil, i errët. Edhe thash ta filloj një herë, mbodha një herë misër, grurë. Deri tani nuk kemi pasur shumë probleme, jo makina shtynim. Ndërsa, tani nuk kemi fuqi punëtore dhe u detyruam bashkë me mbesën e bëmë vetë.”, u shpreh Mimoza.