Futbollisti Gerard Pique dhe Clara Chia Marti, nuk e fshehin më romancën e tyre, edhe pse katalanasi vazhdon të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve të tij me Shakirën. Pique dhe partnerja e tij e re shijuan udhëtimin në Paris.

Pas kësaj eksperience, Pique ka komentuar lidhjen e tij aktuale duke e krahasuar me marrëdhënien që kishte me Shakirën. Siç zbulon ‘Caras’, një burim pranë mbrojtësit të Barcelonës ka thënë se vetë lojtari u kishte thënë:

“Ndihem më i ri”, duke u mburrur me diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it. Gjatë të njëjtit udhëtim, Pique dhe Clara Chia Marti u fotografuan duke u puthur në një restorant në kryeqytetin francez. Rastësisht, thuhet se ai restorant është pika e preferuar e Shakirës për të ngrënë në Paris.

Lufta mes Piques dhe Shakirës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre duket se nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë do të ndodhë me fëmijët.