Senada Jaho, folësja e mirënjohur e lajmeve në Shqipëri mori një vendim befasues pak kohë më parë, teksa vendosi të krijonte një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë vendin.

Ajo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites” në ABC News, me Ermal Peçin ku foli rreth jetës së saj të re e ku rrëfeu se prej pak kohësh ishte bërë edhe…nënë.

Jaho zbuloi se ka qenë dëshira e saj që ta mbante të fshehtë shtatzaninë, madje edhe familjarëve të saj u ka treguar në muajin e pestë.

Më tej, ajo rrëfeu se ka bërë lindje çezariane dhe zbuloi edhe emrin e djalit.

Bëra lindje çezariane e vendosur nga unë, nuk doja të riskoja sepse Khan ishte një beb i madh. Ishte 4 kile i gjysëm, i gjatë 64 centimetra. Por gjithçka shkoi shumë mirë”- tha Senada në emisionin e pasdites në ABC me Ermal Peçin, teksa tregoi se ajo dhe partneri i saj zgjodhën emrin “Khan” për të birin për shkak të dashurisë së madhe për historinë dhe “khan” është një titull i lartë në Azi.

Folësja e lajmeve tregoi gjithashtu se ka në plan rikthimin në Shqipëri.