Këngëtarja e njohur Lady Gaga, në një intervistë televizive ka rrëfyer për dhunën që ka pësuar kur ka qenë një vajzë e re. Ajo ka treguar për herë të parë se pasi është përdhunuar në moshën 19-vjeçare, ka mbetur shtatzënë dhe më pas është lënë e braktisur në rrugë.

Pas dhunës seksuale mbeta shtatzënë dhe më hodhën në rrugë si qen. Ka vuajtur shumë për mjaft vite”, kujton Lady Gaga. “Ishe vetëm 19 vjeçe dhe po hidhja hapat e parë në këtë fushë. Një producent më tha “hiqi rrobat”. Unë refuzova dhe ika. Më tha se do t’i vinte flakën muzikës time”, rrëfen këngëtarja.

Në fillim ndjeva një dhimbje totale, më pas u bëra e pandjeshme. Kam qenë keq për shumë javë. Më pas kuptova se ishte e njëjta dhimbje kur një person më përdhunoi dhe më la shtatzënë në një cep të rrugës, jashtë shtëpisë së prindërve të mi, pasi nuk isha mirë dhe villja tërë kohës”, tha Lady Gaga.

Qëndrova e mbyllur për shumë muaj dhe kalova një krizë psikologjike. Për disa vite nuk isha ajo vajzë që njerëzit njihnin. Më bënë shumë rezonanca magnetike, por nuk gjenin asnjë problem. Tani gjërat janë më mirë, kam ndryshuar”, rrëfen Lady Gaga, tashmë 35 vjeçe, një nga ikonat e muzikës botërore.