Këngëtarja shumë e njohur shqiptare, Gili, do të bëhet gjyshe. Lajmin e bukur e kanë ndarë Herolina dhe Roberti, çifti i porsa martuar përmes një videoje në Instagram.

Ata kanë zbuluar edhe gjininë e bebit që Herolina pret! Çifti do bëhen prindër të një djali, pra Gilin dhe Ilirin i pret në pak muaj një nip!

Me anë të një video të publikuar në Instagram, Herolina dhe Roberti kanë dhënë lajmin e bukur dhe komentet e shumta dashamirëse nuk kanë munguar.

Gili prej shumë vitesh ka qenë pjesë e muzikësh shqiptare dhe një prej artisteve femra më të famshme.

Edhe pse ka qenë pjesë e mijëra angazhimeve, këngëtarja e njohur ka gjetur gjithmonë kohën për familjen e saj, që tashmë do të zgjerohet edhe më shumë.