Një lajm i mirë vjen nga Italia. Në fakt, ka qenë daja i saj, avokati i njohur në Shqipëri, Sajmir Visha, personi që e ka konfirmuar “sihariqin”. Elsa Lila, këngëtarja jonë e dashur, që ka marrë pjesë edhe në “Sanremo”, ka lënë qelitë e burgut.

Në një intervistë për “Syri Tv”, Visha tregoi se ka drekuar dje me mbesën e tij dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat: “Jam kthyer sot (dje) nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha ishte një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë kanë vjellë vrer për Elsën”.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 mars në Itali, pasi akuzohej si e përfshirë në një grup kri*inal. Duke iu referuar mediave italiane, këngëtarja 40-vjeçare ishte arrestuar si pjesë e një grupi italo-shqiptar që merrej me shpërndarje të lëndëve të forta nar*otike.

Elsa Lila u arrestua nga policia e Romës dhe Viterbos në kuadrin e ekzekutimit të vendimit të prokurorisë për 13 urdhër arreste. I përfshirë në këtë grup ishte edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Bardhi njihej për autoritetet italiane, pasi u arrestua në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të “Gico della Guardia di Finanza”, po për shpërndarje nar*otikësh.