Mes emrave të thirrur nga trajneri Pioli për ndeshjen e radhës në Serie A është edhe Zlatan Ibrahimoviç. Klubi kuqezi konfirmon se bomberi suedez do të jetë pjesë e grupit, që do të luajë ndeshjen e mbrëmjes kundër Torinos. Një lajm i mirë, që rrit entuziasmin në radhët e kryesuesve të Serie A, të cilët pësuan humbjen e parë në këtë kampionat, por edhe më tej, sfidën e kaluar me Juventusin. Pra, kthesa pritet e menjëhershme dhe bindëse, edhe falë 39-vjeçarit, i cili po rikuperohej nga një dëmtim i muskujve, që e pësoi qysh në ndeshjen ndaj Napolit. Ai kthehet përsëri në dispozicion të Piolit. Për sfidën me “granata” është grumbulluar edhe turku Calhanoglu, që kishte disa shqetësime fizike.

Image