Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, ka folur për DAZN për rinovimin e mundshëm të Donnarummas dhe Calhanoglus. Dy lojtarë që mund të dalin të lirë në verë dhe janë shumë të rëndësishëm për klubin kuqezi.
Shpresat për rinovimin e mundshëm janë shumë të mëdha. “Ne kemi besim se do të arrijmë marrëveshjen me Donnarumman dhe Calhanoglun dhe do të rinovojmë kontratën javën e ardhshme”, – tha ai.
Një mesazh i qartë se disa nga pretendimet e dy lojtarëve kryesorë do të plotësohen. Kërkesat financiare të portierit dhe mesfushorit janë të larta, por duket se gjuha e përbashkët do të arrihet.
AC Milan sport director Frederic Massara to DAZN: “We’re confident to reach an agreement with Donnarumma and Calhanoglu in order to extend their contracts in the next weeks”. 🔴 #ACMilan #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 9, 2021