Ervin Skela do të jetë trajneri i Under -17 te Eintracht Frankfurt.

Vlonjati ka luajtur më parë si lojtarë me gjermanët në periudhë 2001-2004 dhe tashmë do të mundohet të rritet edhe si trajner.

Tek Eintracht Frankfurt janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë dhe kanë shumë besim te Skela.

“Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve këtu në Eintracht. Si një bashkë-trajner, si dhe një trajner individual ai ka provuar se mund t’ua kalojë përvojën e tij profesionale djemve.

Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me ekipin U17″, është shprehur zyrtari i klubit gjerman, Andreas Moller. Skela ka nënshkruar me Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor të vitit 2022.