Partizani fiton gjyqin në CAS për çështjen “Çinari”, duke e nisur vitin 2021 me një lajm shumë të mirë. Pra, tashmë të kuqtë kanë lirinë për të bërë merkato dhe përforcuar skuadrën. Përmes një njoftimi për mediat, klubi i kuq bën me dije:

“Ju njoftojmë se sot na është bërë me dije nga CAS heqja e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit”.