Pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplan në Evropë nga java e ardhshme nuk duhet t’u kërkohet më të mbajnë maskë në fluturimin e tyre ose në një aeroport. Kjo ka ardhur  sipas udhëzimeve nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA).

Agjencitë thanë se nivelet e vaksinimit, imuniteti i fituar natyrshëm dhe heqja e kufizimeve në disa vende evropiane qëndrojnë pas vendimit për heqjen e mbajtjen e detyrueshme të maskës që ka qenë në fuqi që nga viti 2020.

Por mbajtja e një maskë për fytyrën është “ende një nga mbrojtjet më të mira kundër transmetimit të COVID-19”. “Nga java e ardhshme, maskat e fytyrës nuk do të kenë më nevojë të jenë të detyrueshme në udhëtimet ajrore në të gjitha rastet, duke u përputhur gjerësisht me kërkesat në ndryshim të autoriteteve kombëtare në të gjithë Evropën për transportin publik”, ka thënë drejtori ekzekutiv i EASA, Patrick Ky.

“Për pasagjerët dhe ekuipazhet ajrore, ky është një hap i madh përpara në normalizimin e udhëtimeve ajrore. Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e të tjerëve rreth tyre.

Dhe një pasagjer që kollitet dhe teshtin duhet të mendojë fuqimisht të mbajë një maskë për fytyrën, për të ofruar siguri për ata që ulen aty pranë”. Siç vënë në pah mediat e huaja, rekomandimet e reja do të hyjnë në fuqi nga 16 maji. Por agjencitë thanë se rregullat e maskave do të ndryshojnë ende, pavarësisht prej linjave ajrore – edhe përtej asaj date.

Për shembull, pasagjerëve që udhëtojnë me fluturime për në ose nga një destinacion ku mbajtja e maskës është ende e detyrueshme në transportin publik mund t’u kërkohet ende të mbajnë një maskë