Ajo ishte një personazh shumë i njohur në media. E kaloi jetën e vetme dhe njihej nga të gjithë si BURRNESHA e parë shqiptare. Është ndarë nga jeta në në moshën 69-vjeçare burrnesha Diana Rakipi, e cila ishte njihej ndryshe edhe me pseudonimin ‘Lali’ në qytetin e Durrësit.

Diana u largua nga kjo jetë si pasojë e një ataku kardiak këtë të hënë. Një lajm vërtetë i trishtë për të gjithë ata që e njohën burrneshën shqiptare personalisht por edhe përmes medias.  E detyruar nga rrethana të ndryshme dhe nga zakonet e hershme shqiptare, por edhe për zgjedhje të saj, Diana qe bërë burrneshë.

Origjina e saj ishte nga Tropoja, por ajo ishte shumë e njohur në Durrës dhe ishte një person shumë i dashur në këtë qytet. 69-vjeçarja qëndronte më së shumti me të rinjtë, të cilët e kishin pranuar ashtu siç ishte dhe kalonin kohë me të, si dhe e ndihmonin sa herë kishte nevojë. Diana ishe vetëm një prej burrneshave në Shqipëri.

Ajo ishte një dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare. Diana nuk krijoi dot një familje, por në intervistat e dhëna për mediat, tregon se nuk kishte pengje në jetë dhe se ishte krenare për zgjedhjen që kishte bërë.