Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka rezultuar pozitiv në testin e radhës për koronavirus. Kryepankina e “Los Blancos” nuk do të jetë në gjendje të japë konferencën për shtyp para duelit kundër Alavés, nuk do të jetë në stol as në ndeshjet e ardhshme. Deklarata zyrtare e klubit madrilen komunikon: “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, ka rezultuar pozitiv për COVID-19”.

Do të jetë David Bettoni, trajneri i dytë i Real Madridit, i ngarkuar të flaës për mediat dhe të veprojë si “violin e parë” derisa Zidane të shërohet. Trajneri francez ishte në stërvitje dje, ku pati një bisedë me lojtarët e tij, pas turpërimit në Kupën e Mbretit para Alcoyano të kategorisë së tretë. Një bisedë që befasoi skuadrën për shkak të lehtësisë së saj, kur disa prisnin “luftë”, pas eliminimit të turpshëm.