Humbja e tretë radhazi në kampionat për Lakers, që sot u ndalën 127-124 nga Washington, ndeshje e vendosur në kohën shtesë. Beal me 33 pikë e Westbrook me 32 pikë e 14 rebound ishin më të mirët në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e LeBron James për kalifornianët.
Utah Jazz rikthehet te fitorja, pas triumfit 132-110 ndaj Charlotte, duke konsoliduar njëkohësisht edhe kreun e renditjes në NBA. Ndeshje e dominuar nga Jazz, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Mitchell 23 pikë). Fiton edhe Miami, që mundi 108-94 Oklahoma, me Robinson autor të 22 pikëve.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – San Antonio, e shtyrë
Houston – Chicago, 100-120
Dallas – Memphis, 102-92
Oklahoma – Miami, 94-108
Phoenix – Portland, 132-100
Utah Jazz – Charlotte, 132-110
Lakers – Washington, 124-127