Skuadra e Lakers ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 120-102 në fushën e Houston. Takim i dominuar nga kalifornianët, ku u dallua Davis me 27 pikë, ndërsa James realizoi 17 pikë.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 130-127 Chicago, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. LaVine realizoi 45 pikë për Bulls, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dallua Leonard me 33 pikë.

Minnesota, falë 27 pikëve të Russell dhe 24 të Beasley, mundi 96-88 San Antonio, ndërsa Oklahoma triumfoi 129-116 në fuyshën e Brooklyn (Shai 31 pikë). Ndeshja mes Boston e Miami u shty, pasi të dyja ekipet kanë lojtarë pozitivë me Covid-19.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 86-96

Clippers – Chicago, 130-127

Brooklyn – Oklahoma, 116-129

New York – Denver, 89-114

Boston – Miami, e shtyrw

Houston – Lakers, 102-120

Minnesota – San Antonio, 96-88

Golden State – Toronto, 106-105