Tri ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat fitorja 113-106 e Lakers ndaj Milwaukee në fushën e këtij të fundit. ndeshje magjike e LeBron James, që realizoi 34 pikë, mbështetur nga Pope me 23 pikë. Për vendasit, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Giannis Antetokounmpo 25 pikë e 12 rebound), por që s’mjaftuan.

Fitorja e shtatë radhazi për Utah Jazz, në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, që mundi 129-118 New Orleans. Mitchell me 36 pikë ishte lider për Jazz në këtë sfidë. Humbet skuadra e Golden State, që u mund 119-104 nga New York. Edhe pse Curry realizoi 30 pikë ato s’mjaftuan, ndërsa për nju-jorkezët u dallua Barrett me 28 pikë.