Lamtumirë Lamborghini Aventador. Ekzemplari i fundit i super makinës të prodhuar nga Shtëpia e Sant’Agata Bolognese ka dalë përfundimisht nga tregu, me shitjen në ankand të RM Sotheby’s 21 prillin e kaluar.

Shifra? E fundit nga 599 makinat Aventador LP 780-4 Ultimae Coupe është shitur për 1.6 milionë dollarë (rreth 1.5 milionë euro).

Më e fuqishmja e të gjitha kohërave – Çfarë ka të veçantë ky ekzemplar? Përveçse ka qenë i fundit, bëhet fjalë për Aventador-in më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë, me një motor prej 780 kuajsh fuqi, 40 më shumë se versioni S.

Për të arritur shpejtësinë maksimale prej 355 kilometrash në orë dhe për të shkuar nga 0 në 100 kilometra në 2.8 sekonda, përdoret një kambio e robotizuar ISR me 7 marshe.

Një NFT si shpërblim – Blerësi i pasur që ka marrë në shtëpi këtë Lamborghini Aventador speciale, ka marrë edhe një çmim tjetër: bëhet fjalë për një NFT (non fungible token që në shqip do të thotë një monedhë që nuk mund të kopjohet, diçka unike dhe e pazëvendësueshme).

Një NFT e krijuar nga bashkëpunimi mes artistes digjitale Krista Kim, producenti muzikor Steve Aoki dhe agjencia INVNT GROUP, i pari i shitur në ankand me një makinë si kjo. Nuk mbaron këtu.

Gjithmonë pronari i ri tani ka të drejtë për një seri avantazhesh “made in Lamborghini”: mes këtyre është aksesi për shërbimet VIP (ku janë të përfshira edhe premierat virtuale të modeleve të ardhshme speciale të Lambrghini-t), një tur privat në Muzeun e super makinës dhe një takim virtual me Steve Aoki dhe Kirsta Kim.