Më 1 qershor ka hyrë në fuqi ligji që ndalon përdorimin e qeseve plastike në vendin tonë. Në mars të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar një ligj, i cili ndalon shitjen, prodhimin apo importimin e qeseve njëpërdorimshme, të cilat jepen falas apo me pagesë në dyqane, markete e kudo që tregtohet.

Gjithsesi, nga sot nuk lejohet më përdorimi apo shitja e tyre ne dyqane e markete. Natyrisht që ato janë më të lehta për t’u prodhuar e mbajtur, por njëkohësisjt ndotin mjedisin, ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar nismës së BE-së për një mjedis sa më të pastër e shëndet sa më cilësor.

Tashmë konsumatorët duhet të përdorin çanta për të blerë në markete, t’i bëjnë vetë apo blejnë ato bashkë me ushqimet. Në rast se në markete do të jepen apo shiten qese, ato do të gjobiten. Tashmë pritet për t’u parë se sa do të zbatohet ky ligj, teksa tregtarët e pakicës apo të rrugës mund të vazhdojnë t’i përdorin ato