Programi i njohur i humorit në Tv Klan, ‘Klanifornia’ pritet të nisë së shpejti, por disi ndryshe. Në këtë sezon të ri, dy nga aktoret kryesore, Delinda Disha dhe Eliona Pitarka nuk do të jenë më pjesë e spektaklit.
Prej disa javësh, ato kanë njoftuar se do t’i shohim në një tjetër televizion, teksa Delinda Disha është një nga drejtueset e emisionit ‘Xhadat’, ndërsa Eliona ende nuk e ka zbuluar pozicionin e ri.
Largimi i tyre normalisht që është një ‘minus’ për programin, por Turjan Hysko, i cili është pjesë e rëndësishme e programit tregon se bashkëpunimi mes tyre ka qenë mjaft korrekt dhe i frytshëm.
Për Turin, largimet tashmë janë normale, teksa ai deklaron për herë të parë në Aldo Morning Show se cilin nga largimet ka përjetuar më keq në karrierën e tij.
‘Kur ka ikur Cristiano Ronaldo nga Reali, gjithçka ndodh. Në fillim i përjetoja largimet, sidomos të Gentit (Gentian Zenelaj) e kam përjetuar goxha. E kam dashur shumë’ – tha Turi, teksa zbuloi se duke nisur ga ky sezon, Genti do të jetë pjesë e Klanifornia-s çdo javë.