Largimi i Amosit nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme, ka vënë në një pozitë të vështirë Olta Gixharin. Kjo e fundit duket së është frikësuar disi nga hyrjet e reja.

Armaldo i kërkoi Oltës të mos heqë dorë nga loja dhe të vazhdojë “luftën” e saj brenda në shtëpi. Kjo e fundit tha se mbase ajo del të shtunën, duke qenë se është në nominim me Dean dhe Tean.

Armaldo shprehu sigurinë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas Maestros, Olta krijon shumë situata në shtëpi dhe ka argumenta të forta në çdo debat që ajo bën.

Kujtojmë se Olta dhe Amosi janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe kishin mbështetje të vazhdueshme mes tyre. Olta nuk e përjetoi mirë largimin e Amosit mbrëmë, duke shpërthyer në lot…