Prej disa javësh emri i Bora Zemanit ka qenë një ndër më të lakuarit sa i përket të ardhmes së saj në televizion.

Për dy vite me radhë ajo ka drejtuar programin “Përputhen” që korri mjaft sukses.

Por nga ky sezon i ri, ajo do të drejtojë një tjetër program po aq të suksesshëm. Emri i Borës është lidhur këto kohë me programin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Dhe në fakt, asnjë lajm nuk ka qenë i rremë, pasi do të jetë moderatorja bukuroshe ajo që do të drejtojë këtë sezon të programit.

Ka qenë vetë Bora Zemani ajo e cila ka konfirmuar këtë lajm, përmes dy postimeve në Instagram, ku njofton fansat se do të nisë një rrugëtim të ri.

Nuk ka dyshime që nën moderimin e Borës, ky program do të korrë sukses e audiencë.

“Dancing With The Stars” do të rikthehet në ekranin shqiptar pas një kohe të gjatë. Ende nuk dihen detaje se kur pritet të nisë ky program, teksa dihet vetëm se do të transmetohet në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)