Nga e mërkura 8 qershor në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë do të mund të porositen në dyqanet McDonald panine të reja me shije tipike italiane.

Gjithashtu, do të ketë edhe produkte dhe shije që vijnë nga Spanja dhe nga Qipro. Për të festuar ushqimet made in Italy nuk do të mungojnë kroketat me mocarela dhe një McFlurry me tiramisu. Pjatat më tërheqëse janë “The Italian Stack” i frymëzuar nga lazanjat dhe “Crispy Chicken Italian”.

Gazetarët e së përditshmes britanike Mirror kanë treguar se sa shumë shkon shija lazanjës me atë të hamburgerit, pasi i kanë provuar produktet e reja të  fast food-it para të gjithëve.

“The Italian Stack është i përbërë nga shtresa mishi, një djath si mocarela, qepë, salcë domatesh, beshamel dhe lakër”. Dhe akoma: “Përmban të gjitha shijet e pjatës së makaronave të preferuar në të gjithë botën të përzier me shijen e një hamburgeri të McDonald’s dhe është një kombinim gjenial”.

” Crispy Chicken Italian është i bërë me një hambruger pule, domate, mocarela, qepë e kuqe dhe lakër, me pesto gjenovez dhe një formë buke në stilin ciabatta”, kanë shpjeguar gazetarët, që kanë theksuar se pesto shkon shumë mirë me shijet e tjera dhe jep një shije shumë të freskët.