Inter-i i Antonio Conte-s, pas fitores bindëse kundër Juventus-it, vazhdon përgatitjet për transfertën në Udine.

Matteo Barzaghi, gazetar i Sky Sport, ka përmendur një statistikë interesante në lidhje me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, të dy pa asnjë gol të shënuar në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

“Në tri ndeshjet e fundit, kundër Sampdoria-s, Roma-s dhe Juventus-it. Të shtunën, kundër Udinese-s, do të kërkojnë të kthehen te goli, në mënyrë që të arrijnë të me të paktën 10 gola të shënuar në fazën e parë (12 gola për belgun, 9 për argjentinasit)”.

“Nëse Lautaro shënon, do të ishte hera e parë nga vitet ’50 që një dyshe sulmuese shënon të paktën 10 gola pas 19 javësh kampionat për vitin e dytë radhazi”.