Lazio ka barazuar 1-1 me Sampdoria-n në javën e katërt të Serisë A dhe ka shpërodurar një mundësi për të kapur Roma-n në kreun e renditjes. Takimi i luajtur në Ferraris është zhbllokuar nga një gol i Ciro Immobile-s në minutën e 21-të.
VIDEO – GOLI I IMMOBILE DHE ASSITI I SAVIC – VIDEO
Sulmuesi i bardhekaltërve ka mposhtur me lehtësi portierin pas një asisti magjik të marrë nga Sergej Milinkovic-Savic. Vetëm Nemar (6) ka dhënë më shumë asiste se mesfushori lacial (3) në pesë kampionatet kryesore europiane në këtë sezon.
Kur dukej se skuadra e Sarri-t kishte siguruar tri pikët, vendasit kanë gjetur golin e barazimit me anë të sulmuesit Manolo Gabbiadini.
VIDEO – GOLI I GABBIADINIT – VIDEO
Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e luajtur mes Empoli-t dhe Verona-s. Tomasso Baldanzi ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 26-të duke u bërë lojtari më i ri që shënon në këtë kampionat dhe lojtari i parë i Empoli-t i lindur nga 1/1/2003 që gjen golin në Serinë A.
19-vjeçari ka kaluar nga lotët e gëzimit tek ato të hidhërimit në 12 minuta më pas, për shkak se ka qenë i detyruar të lërë fushën pas një dëmtimi. Në vendin e tij është futur ylli kuqezi Bajrami.
Udinese ka mundur 1-0 Fiorentina-n në shtëpi dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi në këtë kampionat. Sfida është vendosur nga një gol i Beto-s në minutën e 17-të.