Lazio është në kërkim të një lojtari për krahun e majtë dhe po vlerëson profilin e Oleksandr Zinchenko-s.

“LaLazioSiamoNoi” ka aportuar shifrat e marrëveshjes së mundshme mes klubit të Lotito-s dhe Manchester City-t për lojtarin ukrainas: huazim me të drejtën e blerjes të fiksuar në 20 milionë euro.

Zinchenko është aktivizuar shumë pak në këtë sezon nga Guardiola, edhe për shkak të problemeve fizike.