Lajm i keq për Milanin. Pas dëmtimit të pulpes të pesuar në ndeshjen e djeshme kundër Austrisë, më pas i detyruar të zevendesohet në pjesën e parë të ndeshjes, Mike Maignan mëngjesin e sotëm iu nënshtrua ekzaminimeve në spitalin Neuilly me doktorin Franck Le Gall.

Portieri i Milanit, shkruan Le Parisien, duhet të jetë i padisponueshëm për dy ose tre javë. Prandaj, duke respektuar kohën e rikuperimit, francezi mund të kthehet në dispozicion të zotit Pioli midis ndeshjes së kthimit kundër Chelsea dhe ndeshjes së kampionatit kundër Hellas Veronës, duke anashkaluar ndeshjet me Empolin, ndaj Chelsea-t ne Londer dhe Juventusit.

Kjo do te thote se ne nese vertetohet ky demtim kaq i gjate, do te duhet qe ne kampionat porten ta zere Tatarusanu ndaj Empolit dhe Juventusit kurse ne Champions ndaj Chelsea-t, ndeshjen e mesjaves ne Stamford Bridge, Londer, mund te jete radha e Antonio Mirantes qe ende nuk ka debutuar.

UEFA lejon qe te kete nderrim portieri dhe regjistrim te ri por vetem nese prognoza eshte 30 ditore, dicka qe nuk ka te ngjare me Maignan, ndaj edhe do te jete me shume mundesi Mirante ne Champions League.