Ka nisur zyrtarisht me një fitore në derbi aventura e Gerry Cardinale te Milan. Pronari i ri i klubit kuqezi – mbyllja e shitjes është sigluar 31 gushtin e kaluar – ka qenë për herë të parë në San Siro, duke shijuar spektaklin që gvetëm një Milan-Inter mund të ofrojë.

Protagonisti absolut i derbit ka qenë Rafael Leao, autor i një dygolëshi dhe një asisti, që ka mahnitur 75 mijë të pranishmit në San Siro.

Me këtyre, siç u tha, ka qenë edhe Gerry Cardinale, i cili duhet të ketë mbajtur shënime. Rinovimi i portugezit është prova e parë e vërtetë për numrin një të Red Bird.

Pronari i ri i Milan-it do të duhet të tregohet i aftë në bindjen e yllit të ekipit, duke i bërë menjëherë një ofertë të rëndësishme. Rinovimi i kontratës së Leao-s do të jepte menjëherë një sinjal të qartë në lidhje me ambiciet e pronësisë së re.

Cardinale është i vetëdijshëm për këtë: dëshira e Milan-it, siç është theksuar disa herë, është që ta mbajë kampionin portugez. Por tani duhet të vijë shumë shpejt rinovimi. Kontrata skadon në 2024-ën dhe koha po mbaron. Do të ishte e papranueshme të humbje me kosto zero.

Në janar është arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme mbi bazën e 4.5 milionë eurove neto në sezon, por ndryshimi i pronësisë dhe problemet ligjore të lojtarit të lidhura me Sporting-un kanë ngadalësuar gjithçka.

Tani duhen 7/7.5 milionë euro neto në sezon. Shumë para, por Leao po tregon se i vlen të gjitha. Duhet një sforcim i rëndësishëm nga klubit kuqezi.

Topi i kalon Cardinale-s. Skuadrat e tjera që e duan dhe që kanë treguar interes për të nuk mungojnë, por portugezi është akoma një prioritet për Milan-in.