Falë “triple double” të Giannis Antetokounmpo, 22 pikë, 10 rebound e 10 asist, skuadra e Milwaukee mundi 110-101 Detroit në fushën e këtij të fundit. ndeshje me rivalitet, ku për Bucks u dallua edhe Holiday me 21 pikë.
Pa probleme fiton ekipi i Lakers, që mundi 128-99 Oklahoma, ndeshje e dominuar nga miqtë. James realizoi 26 pikë, ndërsa Harrell 21, një dyshe që bërti diferencën në parket.
Pas një loje spektakolare, me plot 258 pikë në tota, skuadra e Portland mundi 132-126 Sacramento, me Lillard autor i 40 pikëve. fiton edhe Dallas, 104-93 në fushën e Charlotte (Boncic 34 pikë e 14 rebound), ndërsa Brooklyn, falë 26 pikëve të Durant, fitoi 116-109 derbin me New York.
Edhe sot, 3 ndeshje të NBA-së u shtynë si pasojë e pandemisë Covid-19.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Dallas, 93-104
Detroit – Milwaukee, 101-110
Washington – Utah Jazz, e shtyrë
Boston – Orlando, e shtyrë
New York – Brooklyn, 109-116
Minnesota – Memphis, 107-118
Oklahoma – Lakers, 99-128
Phoenix – Atlanta, e shtyrë
Clippers – New Orleans, 111-106
Sacramento – Portland, 126-132