Pritjes së ëmbël i erdhi fundi këtë të premte të 30 shtatorit. Ledioni Liço dhe Sara Hoxha janë bërë sërish prindër.

Pas dy djemve, London dhe Roman, producentja shqiptare ka sjellë në jetë një vajzë, duke sjellë gëzim të pamat në shtëpinë e tyre tashmë të madhe.

Edhe pse lajmi i bukur nuk është ndarë ende nga Sara e Ledioni apo të afërmit e tyre, burime pranë News-31.com kanë zbuluar se pritjes së ëmbël i erdhi fundi.

Sipas burimeve të afërta me këtë media, festa e gëzimi është shtrirë deri te punonjësit e televizionit, të cilët kanë zbukuruar ambientet me këtë rast të veçantë.

Tashmë presim edhe që ky lajm të ndahet nga vetë çifti.

Sa i përket emrit të vajzës, vetë Sara Hoxha, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” me Donaldin dhe Romeon është shprehur: “Unë zakonisht dal flas për intervista kur kam një projekt të madh siç është projekti im për momentin. Jam gjashtë muajshe, me dy fëmijët e parë ishte vendosur që në muajin e dytë, por goca e Ledionit është më e veçantë se sa çunat e Ledionit dhe asgjë nuk e bind për momentin. Ma ndërron edhe akoma jemi pak në dilemë”