Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dy vite më parë, ndërsa janë edhe prindër të një vajze të vogël, Poem Blu.

Mirëpo, së fundmi, gjyshja e Ledrit ka bërë një postim mjaft pikant në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një foto të Sarës, ku te barku ka vendosur një zemër të kuqe.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë ngritur dyshimet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije tjetër.

Pak kohë më parë, ka qenë vetë Sara, e cila ka deklaruar se nuk ka plane për një fëmijë tjetër.