Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Gjithmonë shumë e qeshur dhe e thjeshtë, Sara ka fituar zemrat e shqiptarëve, të cilët e mbështesin edhe në rrugëtimin e saj të parë televiziv, “Dancing With The Stars”.

Blogerja është një nga konkurrentet e këtij spektakli, teksa në dy javët e para ka arritur të shfaqet shumë mirë e të marrë komente pozitive edhe nga juria.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku i është përgjigjur pyetje të shumta që ata kishin.

E një prej tyre kishte kuriozitet të dinte se çfarë i kishte thënë partneri i saj Ledri për Dancing, me Sarën që zbuloi se ai donte një kupë në shtëpi…

“‘Mos hajde në shtëpi pa kupë’ dhe s’ka faj se ai i ka rreshtuar të vetat. Love love” – shkruan Sara në Instagram.