Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, feston sot 36-vjetorin e e tij të lindjes. Nuk kanë munguar urimet e shumta për artistin e famshëm, teksa edhe partnerja e tij Sara Hoxha i ka bërë një urim fantastik.

Sara Hoxha ka hapur albumin e fotografive, mes të cilave ka përzgjedhur ato më të veçantat. “Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë”, ka shkruar Sara në postimin e saj.

Megjithatë, këtë vit, Ledri ka marrë ndoshta urimin që për të është më uniku. E bija, Poem e ka uruar babi Ledrin dhe urimi i saj, me të vërtetë është fantastik..

“Happy to you”, dëgjohet të thotë Poem në videon që ka postuar Ledri. Poem ka dashur t’i urojë ditëlinjen të atit me këngën e njohur të ditëlindjes, por normalisht, nuk i di të gjitha fjalët..

Sidoqoftë, ky mbetet ndoshta urimi më unik që Ledri Vula do të marrë ndonjëherë për ditëlindjet e tij…